Kuvendi i Gjilanit heq gjobat për regjistrimet e vonuara të lindjeve dhe vdekjeve

Kuvendi i Gjilanit heq gjobat për regjistrimet e vonuara të lindjeve dhe vdekjeve

Kuvendi i Komunës së Gjilan ka miratuar vendimin për heqjen e gjobave komunale për regjistrimet e vonuara të lindjeve dhe vdekjeve.

Propozimi është paraqitur nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, i cili ka kërkuar nga asamblistët që të votojnë lirimin nga pagesa e gjobës për qytetarët që nuk i kanë regjistruar me kohë lindjet apo vdekjet, si për rastet brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Sipas Shabanit, propozim-vendimi është miratuar me 33 vota pro në seancën e fundit të Kuvendit Komunal. Ai ka falënderuar asamblistët për mbështetjen e dhënë ndaj këtij vendimi.

“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët ende nuk i kanë regjistruar lindjet apo vdekjet e anëtarëve të familjes së tyre, që të paraqiten dhe t’i regjistrojnë ato deri në fund të vitit 2026”, ka deklaruar Shabani.

Related Articles