Kuvendi i Gjilanit thërret mbledhje urgjente për buxhetin e vitit 2025

Kuvendi i Gjilanit thërret mbledhje urgjente për buxhetin e vitit 2025

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se nesër do të mbajë një mbledhje urgjente, e cila do të fillojë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë dy pika kryesore: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025, raporton Gazeta Enigma.

“Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban nesër (12.12.2024), mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, më 8 nëntor, në mungesë kuorumi, pati dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë./GazetaEnigma/

Related Articles