Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.
Osmani ka thënë se sot ndjehet krenare me urtinë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve të Junikut.
“Kuvendi i Junikut përmban një prej momenteve më me peshë të historisë sonë kombëtare. Të prirë nga vetëdija për lirinë, u mblodhën të gjithë bashkë në këtë vend kullash për ta hartuar platformën e parë për Shqipërinë”.
“Kuvendi i Junikut paraqet platfromë të fuqishme politike e kulturore për shtetin shqiptar. Shënoi pikën më të lartë të vetëdijes politike për kombin tonë. Sot ne ndihemi krenar me urtinë dhe përkushtimin pjesëmarrësve të Junikut”.
Kujtojmë se Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik.