Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar Projekt-Rezolutën nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
Në seancë po marrin pjesë edhe deputetë të opozitës, ndonëse të njëjtit nuk po marrin pjesë në votime. Përkundër kësaj, mazhoranca ka kuorumin e nevojshëm për të kaluar pikat e rendit të ditës.
Kuvendi ka votuar Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe propozim-rezuluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovë.