Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura gjatë seancës.

Buxheti është miratuar me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim – në vlerë 161 milionë euro.

Gjatë diskutimeve, kundërshtime ka shprehur grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore.

Në fjalën e tij, Sveçla ka kritikuar edhe planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, për të cilin ka thënë se kap vlerën mbi shtatë milionë euro.

Ai ka drejtuar akuza ndaj grupit të PDK-së, duke thënë se gjatë fushatës së Zgjedhjeve Lokale ishte premtuar hapja e rrugës që aktualisht planifikohet të shtrihet nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te rrethi me Flamur.

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2027 tashmë është pjesë e planifikimit financiar të kryeqytetit për vitin e ardhshëm.

Related Articles