Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se deputetët do të mblidhen nesër për seancë plenare.
Seanca e 1 dhjetorit pritet të nisë nga ora 11, ndërsa në rend të ditës është vetëm një pikë: Pyetjet parlamentare.
Kuvendi u mblodh edhe sot, ku pikë qendrore e kësaj seance ishte Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Nga deputetët pozitë-opozitë, ky raport u vlerësua ndryshe.
Qeveria dhe deputetët e pushtetit e kanë lavdëruar Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023, teksa deputetët e opozitës e kanë quajtur atë si raportin më të dobët që ka marrë ndonjëherë vendi.