Kuvendi miratoi Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, reagon Hovenier

Kuvendi miratoi Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, reagon Hovenier

Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përshëndetur miratimin e projektligjit për zgjedhje e përgjithshme në Kosovë.

Ambasadori amerikan ka thënë se kjo është rezultat kur ka bashkëpunim mes partive politike dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, reforma zgjedhore do ta ofrojë më shumë Kosovën me normat demokratike.

”Unë përshëndes miratimin projektligjit të legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi — një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Related Articles