Kuvendi miraton Projektligjin për kontrollin e pasurisë

Kuvendi miraton Projektligjin për kontrollin e pasurisë

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku numër i vogël i ligjvënësve po marrin pjesë. Seanca fillimisht vonoi të niste për shkak të mungesës së kuorumit.

Megjithatë, Kuvendi ka arritur ta miratojë në lexim të dytë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.

Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë, prej të cilëve 60 kanë votuar pro dhe një prej tyre ka abstenuar.

Vota as pro as kundër, ishte e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjuca i cili ka votuar ndryshe prej partisë së tij.

Të njëjtin veprim Konjufca e pati bërë edhe kur Kuvendi tentoi ta kalojë projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.

Related Articles