Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar rekomandimet lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës, për vitin 2022.
Në favor të këtyre rekomandimeve kanë votuar 63 deputetë, asnjë nuk ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.
Ndërsa të pranishëm në sallë kanë qenë 66 deputetë.