Kuvendi nesër mban seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi nesër mban seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë nga ora 10:00.

Në rend dite janë 7 pika.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Related Articles