Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, derisa seanca do të nis nga ora 10:00.
Në këtë seancë është vetëm një pikë e rendit të ditës.
“Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022 për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë”.