Kuvendi seancën e sotme e nis me një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku

Kuvendi seancën e sotme e nis me një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku

Kuvendi i Kosovës seancën e sotme plenare e ka nisur me një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku, raporton Gazeta “Enigma”.

“Më lejoni që në emër të Kuvendit dhe grupeve parlamentare, të kërkoj që ta mbajmë një minutë heshtje për rënien e herorit tonë Afrim Bunjakut, rënien e rreshterit të Policisë së Kosovës në detyrë”, tha Konjufca.

Kujtojmë se Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi të terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles