“Kuvendi s’u konstituua pasi VV-ja s’respekton Kushtetutën”

“Kuvendi s’u konstituua pasi VV-ja s’respekton Kushtetutën”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka respektuar Kushtetutën.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës sot nuk u konstituua për këtë arsye.

“Vendit i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve, duke treguar maturi politike në çdo rrethanë, duke treguar gjithmonë përkushtim ndaj interesit të shtetit, duke treguar gatishmëri për të bartur çdo kosto politike kur avancohet interesi shtetëror”, ka shkruar ai.

Tutje Hoti ka shtuar se “Kuvendi i Kosovës sot nuk u konstituua për arsye të mungesës së këtyre vlerave tek partia që ka dalë e para në zgjedhje”.

Related Articles