Kuvendi të hënën voton për ratifikimin e dhënies së burgjeve me qira për të burgosurit danez

Kuvendi të hënën voton për ratifikimin e dhënies së burgjeve me qira për të burgosurit danez

Më 15 janar, me fillim nga ora 12:00, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Në rend dite janë 30 pika.

Mes tyre është edhe votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

300 qeli burgu që Kosova pritet t’i jep me qira Danimarkës do të mbajnë 300 të dënuar nga Danimarka, që nuk janë të rrezikshmërisë së lartë. Kosova në 10 vitet e ardhshme përfiton 210 milionë euro.

Po ashtu, është edhe propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Më poshtë, rendi i plotë i ditës:

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

  1. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
  8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
  9. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
  10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
  11. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
  12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,
  14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
  21. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  22. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
  23. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,
  26. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,
  27. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,
  28. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
  29. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
  30. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  31. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Related Articles