Kuvendi i Kosovës ka tërhequr logon e re, për shkak të reagimeve të shumta nga persona të fushës së dizajnit se kishte ngjashmëri me një logo tjetër.
“Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.
“Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër”.
Operatori ekonomik zyrtarisht u pajtua që të kthejë mjetet financiare të pranuara nga Kuvendi, si dhe ka kërkuar që të kthejë në pronësi të saj të drejtën e autorit të logos së propozuar.