Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëfinancimi me drejtuesin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e një Kuzhine Popullore për të mundësuar shpërndarjen e ushqimit për rreth 2,500 nxënësit e kësaj komune.
Projektit në fjalë menjëherë pas nënshkrimit i është vendosur gurthemeli.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.
Kastratit tha se ky projekt do të sjellë një ndryshim të madh për nxënësit e komunës, duke siguruar ushqim të përditshëm për ata që kanë nevojë.
Kjo kuzhinë do të menaxhohet nga Komuna e Kamenicës.