Kwshilli Inicues

Kwshilli Inicues

Kryetari i Këshillit Inicues për Kthimin e Pronave të “Dubravës”, Hazir Hoxha ka bërë një kërkesë ndaj Prokurorisë Speciale që të ftohet në cilësinë e dëshimtarit lidhur me rastin e të akuzuarve, ku Prokuroria në vitin 2021 kishte ngritur aktakuzë ndaj disa personave.

Sipas kryetarit, kjo aktakuzë është ngritur vetëm për të dështuar dhe për të mbuluar krimin e mirë organizuar, dhe i njëjti thekson se ka dëshmi të mjaftueshme për të marrë pjesë në seancë.

Mes tjerash, Hoxha thotë se dëshmitarët nuk janë të besueshëm, të manipuluar dhe shantazhuar.

Vlen të theksohet se kjo kërkesë përveç se është adresuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, i njëjti ka dërguar të njejtën kerkesë edhe ne redaksinë e Gazetës Enigma.

Related Articles