Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit mes trenit dhe veturës në Klinë

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit mes trenit dhe veturës në Klinë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Stupë të Klinës.

Në këtë rast, treni e ka goditur një veturë.

Raportohet se deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të ndalesës nga ana e drejtuesit të veturës.

Ndërkaq të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lëndime të lehta trupore.

Derisa nga Trainkos-i deklaruan se janë në pritje të raportit zyrtar dhe se rasti po hetohet.

Related Articles