Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Itali

Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Itali

I riu shqiptar, Haris Shala, ka humbur jetën dje pas përplasjes së dy kamionëve në Itali.

Ai po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.

Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës, ku prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.

Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos

Related Articles