Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës.
Gazeta Enigma mëson se viktima është Jetmir Krasniqi, 27-vjeçar.
Intervenimi i ekipit mjekësor ishte i menjëhershëm të cilët kanë bërë të ditur se pasi dolën në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte ende gjallë, por që i njëjti ka ndërruar jetë pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.