Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mbrëmë në fshatin Poqestë në komunën e Pejës, i mori jetën një personi.
Sinjali mëson se viktima është Besim Berisha, 39-vjeçar.
Sipas burimeve, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi i ndjeri nuk kishte përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës dhe më pas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet, duke goditur një shtyllë elektrike.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.