Publikohen detaje të reja për 58-vjeçarin që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan

Publikohen detaje të reja për 58-vjeçarin që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan

Një 15-vjeçare nga Gjilani është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, raporton Gazeta “Enigma”.

Sinjali ka raportuar se i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës është 58-vjeçari, F.R, i cili është pronar i një marketi i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Kështu ka raportuar në Polici e mitura, e cila ishte e shoqëruar nga babai i saj, dhe bashkë me të e kanë denoncuar rastin pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Sipas deklaratave të tyre në Polici, sulmi seksual ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles