Sot është gjetur pa shenja jetë një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të komunës së Vushtrrisë, por sipas burimeve të redaksisë, i njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Siç mëson Sinjali, i ndjeri është Bexhet Uka. Ai është gjetur pa shenja jete në depon e biznesit “Uka Izolim” sot rreth orës 10:00.
Nga ekzaminimi i trupit të të ndjerit, mjekët kanë identifikuar një vrimë hyrëse në kokën e tij, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit që u gjet në prehër të tij.
Sinjali mëson nga burime të afërta me biznesin e të ndjerit se i njëjti kohëve të fundit kishte manifestuar shenja të depresionit dhe probleme shëndetësore, të cilat dyshohet se u bënë ‘sebep’ që ai t’i jap fund jetës së tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, e konfirmoi rastin duke thënë që po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Prekazi për Sinjalin tha se i ndjeri ka pasur shenja gjaku në pjesën e sipërme të trupit dhe një armë ka qenë në prehrin e tij.
“Rasti është njoftuar në Policinë e Kosovës, është një trup i pajetë i gjinisë mashkullore dhe i moshës 50-vjeçare. Njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar edhe viktimën me shenja gjakut në pjesën e sipërme. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Emergjenca dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshimet e para janë që bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, mirëpo hetimet vazhdojnë”, tha Prekazi për Sinjalin.