Ky është çmimi i një apartamenti të ndërtuar nga Erdogan në Laç

Ky është çmimi i një apartamenti të ndërtuar nga Erdogan në Laç

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 522 banesave të reja në qytetin e Laçit, të cilat u ndërtuan pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me financime nga qeveria turke, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Erdogan pa nga afër këto banesa në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë nën shoqërinë e Kryeministrit Edi Rama.

Presidenti turk u shpreh se 522 njësitë e reja që janë ndërtuar në Laç kanë kushtuar 42 milionë Euro.

Ai gjithashtu ka uruar përfituesit që të gëzojnë banesat e reja.

Sipas burimeve për albeu.com, kostoja e një banese të ndërtuar nga fondet turke, shkon përafërsisht në 80 mijë euro, një shifër kjo tepër e lartë duke parë edhe kostot e ndërtimit në vendin tonë./Gazeta Enigma/

Related Articles