Korporata Energjetike e Kosovës ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në facebook, pamje nga punimet të cilat janë duke u zhvilluar brenda bllokut të Termocentralit Kosova B, referuar gjendjes së krijuar me krizën energjetike.
Lidhur me këtë, për vizitë iu shkoi edhe kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Nagip Krasniqi, i cili u njoftua nga afër me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, përcjell Gazeta Enigma.
Për sanimin e defekteve siç dihet u angazhua edhe një ekspert gjerman, ku në pamjet më poshtë mund të jetë dhe ai, si njëri prej të pranishmëve në cilësinë e monitoruesit të ‘General Electric’./Gazeta Enigma/