Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë pritet të luajnë sonte (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë të dy përzgjedhësit, Franco Foda dhe Vincenzo Montella kanë ndarë mendjen për formacionet tyre.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet t’i besojë një formacioni të balancuar për përballjen historike, identik sikurse ai në fitoren në udhëtim te Sllovakia.
Në portë konfirmohet Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja me tre lojtarë, Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari – synon stabilitet dhe disiplinë ndaj një sulmi të rrezikshëm turk.
Në krahë, Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni Hoxha pritet të kenë rol të dyfishtë, si në mbrojtje ashtu edhe në fazën ofensive. Mesfusha me Elvis Rexhbecajn, Veldin Hoxhën dhe Florent Muslijën ofron energji dhe kreativitet, me të fundin që pritet të shtojë dinamikë në repartin sulmues.
Në sulm, përzgjedhësi Foda i beson dyshes Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi, me këtë të fundit si pika kryesore referuese e skuadrës.
