Kombëtares së Kosovës i është shtuar edhe një futbollist i ri. Bëhet fjalë për djaloshin 17-vjeçar, Edion Gashin, i cili luan në klubin gjerman Schalke 04.
“Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij. Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që edhe te Kosova t’i tregojë aftësitë e tij në grupmoshat e Kosovës.