Një fenomen mjaft shqetësues që po shkakton ankth e pasiguri për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione e madje duke shkuar kryesit e kësaj vepre edhe deri te vjedhja në objekte fetare.
Një rasti tillë ka ndodhë më parë edhe në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.
Sinjali mëson se personi që e ka thyer dhe vjedhur xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren është: Altin Kastrati.
Ai dyshohet se brenda objektit fetar ka marrë para dhe një telefon. I njëjti për këtë vepër penale është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
Kastrati njihet nga autoritetet e sigurisë edhe për shumë vjedhje të tjera.