Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa lokacione në Prishtinë, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu që po dyshohet se ka kryer së paku tri vjedhje në muajt e fundit në kryeqytet është Atdhe Bahtiri.
Sinjali mëson se vjedhjet janë kryer në lokacione të ndryshme gjatë këtij muaji dhe muajit të kaluar, por i dyshuari ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë.
Bahtiri është emër i njohur për organet e rendit, pasi edhe më parë është arrestuar – raste këto për të cilat ka raportuar Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.