Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka udhëtuar drejt Hagës për ta vizituar Kadri Veselin.
Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku thotë se nga takimi me Veselin doli i frymëzuar dhe i bindur se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan. “Pavarësisht rrethanave, ata sot sikurse edhe më parë shfaqin forcë, vendosmëri dhe unitet, duke e ruajtur dinjitetin e rrugës së tyre historike”, ka shkruar Beqa.
Ndër të tjera, ai tha se çlirimtarët kanë shprehur falënderim për mbështetjen nga qytetarët e Kosovës. “Të gjithë qytetarëve të Kosovës, çlirimtarët u janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm që u keni dhënë në çdo kohë”.
