Për një rast të shantazhit, është arrestuar dje një person në Prishtinë.
Burimet e sinjalit thonë se i dyshuari është Afrim Berisha, 39-vjeçar.
Berisha është denoncuar në Polici nga një grua 45-vjeçare, e cila ka pohuar se ka pranuar mesazhe në numrin e saj në platformën WhatsApp, përmes të cilave shantazhohej se do t’i publikohen disa video intime.
Bazuar në dëshminë e viktimës, 39-vjeçari dyshohet se e ka incizuar pa dijeninë e saj gjatë kohës që kanë kryer marrëdhënie intime bashkë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, Berisha është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të merren edhe masa tjera ligjore.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë