Të dielen pas mesnatës ka pasur gjuajtje me armë në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. U raportua sot se një person është sulmuar me armë zjarri derisa ka qenë me automjetin e tij në lëvizje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar për këtë rast është Drilon Balaj, 28-vjeçar, i cili po dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të veturës së një anëtari të familjes Jashari (emër i njohur për redaksinë).
Pas arrestimit të të dyshuarit, Policia ka konfiskuar armën e përdorur dhe 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit për veprën penale “vrasje në tentativë”.