Ky është i dyshuari për therjen me thikë në qendër të Zveçanit

Ky është i dyshuari për therjen me thikë në qendër të Zveçanit

Pasditen e djeshme, në qendër të Zveçanit ka ndodhur një incident, ku për pasojë një person është therur me thikë. Viktima është dërguar në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga Policia. Motivet e rastit akoma janë të panjohura, teksa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se personi që po dyshohet për këtë rast është Dragan Milloviq, 61-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka sulmuar me thikë burrin tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze, ndërsa e ka pësuar edhe vetë gjatë konfrontimit.

Viktima që u sulmua nga 61-vjeçari po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës në Veri, ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Tentim vrasje”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Veri.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” Rasti nën hetime.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles