Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet, por nuk kanë bërë të ditur për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit.

Sipas Reporterit, i dyshuari për rastin është Arbër Havolli, 31 vjeçar.

Rasti ka ndodhur tek shkolla e fshatit. Siç kanë deklaruar dëshmitarët, viktima është nga fshati Barilevë. 

Related Articles