Një i dyshuar u arrestua pasi dyshohet se gjatë një seance të mbajtur gjatë ditës së djeshme kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Alush Bërbatovci, i cili ka përfunduar në ndalim policor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”