Në lagjen “Aktash” të Prishtinës edhe sot u dëgjuan të shtëna armësh, vetëm dy ditë pas incidentit mes familjes Sekiraqa dhe Capat.
Një punëtor i Extreme Pizza-s u sulmua nga një person, ndaj të cilit i shkoi te vetura dhe i nxori armën.
Sinjali mëson se personi që e sulmoi punëtorin është Drilon Havolli.
Lidhur me rastin njoftoi edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se informatën e parë e kanë marrë nga ora 14:30.
Pas marrjes së informatës, Policia tha se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Siç tha Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.