Policia ka arritur të identifikojë një person që kishte gjuajtur me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të kaluar, në Prizren.
Rasti ka ndodh në fshatin Dedaj pas një mosmarrëveshje që ka pasur i dyshuari me nipin e tij.
Sinjali mëson se i dyshuar për rastin është: Murat Qarri, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i njëjti e ka pranuar se ka shtënë me pistoletë në ajër.
Policia tek i njëjti ka sekuestruar një pistoletë me gas.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij në drejtim të dy veprave penale “Përdorim i armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.