Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, ku u plagos një person, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por i dyshuari ka arritur të ikë.
Sipas Sinjalit, i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj.
Ukaj, i cili është arratisur me veturën e tij, është emër i njohir për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.
Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren.
Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren./ sinjali