Ky është i riu nga Prishtina që u kap me kokainë në kufi, Policia ia bastis edhe shtëpinë në Matiqan

Ky është i riu nga Prishtina që u kap me kokainë në kufi, Policia ia bastis edhe shtëpinë në Matiqan

Një aksion i Policisë Kufitare së fundmi në Vërmicë, ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të kokainës dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. I dyshuari është arrestuar pasi fillimisht u ndalua për kontroll, nën dyshimin për gjësende të kundërligjshme. Posedimi i drogës i kushtoi me ndalim policor dhe nisje të hetimeve.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është Leutrim Hoda, 26-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën dy qese me kokainë, që janë sekuestruar nga Policia, si dëshmi për rastin.

Me rastin e kontrollit policor, përveç drogës, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një telefon dhe më pas është dhënë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë. Sinjali mëson se edhe në vendbanimin e tij, janë gjetur prova nga Policia, si peshor e pako të ndryshme.

Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles