Ky është i riu nga Vitia që vdiq nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ky është i riu nga Vitia që vdiq nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një 22-vjeçar i identifikuar si Ideal Halabaku, ka vdekur si pasojë e rënies nga ura e lartë, përderisa po voziste në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Identiteti i viktimës u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, shkroi Haliti në një postim.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin”.

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë”, u shpreh tutje kryetari i Vitisë.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit. Prehu në paqe”, u shpreh ai në fund.

Related Articles