Ky është i riu që dyshohet se kreu mbi 12 vjedhje për një muaj, u arrestua në Fushë Kosovë

Ky është i riu që dyshohet se kreu mbi 12 vjedhje për një muaj, u arrestua në Fushë Kosovë

Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Për një rast të tillë ka rënë në prangat e Policisë, një person në Fushë Kosovë

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Valon Berisha, 20-vjeçar.

Berisha është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I riu ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet. Ai dyshohet se është përfshirë në 12 raste të vjedhjes në një periudhë kohore për pak më shumë se një muaj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Lidhur me disa raste te vjedhjeve, me 05.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles