Sot u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes në fshatin Radac-Pejё, ku një veturë ra në lumin Drini i Bardhë dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Në veturë ndodhej edhe një person, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Endrit Elezaj, 20-vjeçar.
Policia kishte deklaruar se vetura ishte me targa vendore dhe dy personat që ndodheshin në të u nxorën nga disa qytetarë, por fatkeqësisht njëri nuk arriti të mbijetojë.
Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).