Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:15 minuta të kësaj të shtune në Sarandë, ku sipas Policisë, një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si ndihmës kamarier.
Sipas raportimeve, bëhet e ditur se ashensorit i cili shërbente kryesisht për furnzimin e lokalit iu këput një pjesë.
Ndërsa, Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin, teksa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi të quajtur “Orange Club”.
I ndjeri është 17-vjeçari Antonio Delilaj, ndërsa është prangosur Lulzim Allkushi (montuesi i ashensorit) dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi (pronari i lokalit të natës).