Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në Rahovec me kandidatin Burim Krasniqi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Avdullah Hoti, i cili ka thënë se Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit. Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët. Na priftë e mbara. Suksese Kryetarit të Degës, z. Burim Krasniqi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, z.Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të…Posted by Avdullah Hoti on Thursday, June 17, 2021

Related Articles