Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë pasi i therr me thikë gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.
Viktima ishte goditur disa herë me thikë.
Viktima është R.Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.
Sipas mediumit italian TGCOM24, viktima është goditur disa herë me thikë dhe për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetojë. Ndërsa, bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur disa persona që janë përfshinë në përleshje.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të ndodhur pak ditë më parë në afërsi.
Disa dëshmitarë thuhet se kanë parë përpara përplasjes, një furgon nga i cili kanë dal një grup njerëzish, një element që shton dyshimet se konfliktet kishin nisur më parë.
Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.
Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi. /Indeksonline