Prishtina ka kaluar tutje në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 5-6 në dy takimet ndaj Connahs.
Ekipi kampion i Kosovës humbi sot nga kampioni i Uellsit (4-2), Connahs, por falë fitores (4-1) në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” kaloi tutje.
Endrit Krasniqi realizoi dy golat për ekipin e Prishtinës në ndeshjen e sotme.
Në ndeshjen e raundit të tretë, FC Prishtina do të takohet me ekipin norvegjez, Bodo/Glimt.
Takimi i parë do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.