Ky është lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milion euro për lirimin e Alves

Ky është lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milion euro për lirimin e Alves

Pasi e pagoi shumën prej 1 milion eurosh, Dani Alves është liruar me kusht nga burgu teksa hetimet po vazhdojnë lidhur me akuzat për dhunim.

Braziliani u dënua me katër vite e gjysmë burg, por pagesa prej 1 milion eurosh i ka dhënë atij mundësinë që të lirohet përkohësisht.

Shumë thashetheme sugjeruan se ishte babai i Neymarit ai i cili e paguajti këtë shumë për Dani Alves, por shumë shpejt ai i mohoi këto raportime përmes një njoftimi në Instagram.

Dukej se Dani Alves do të vazhdonte të qëndronte në burg pasi askush nuk shprehu vullnetin për ta ndihmuar, por tani që ajo shumë është paguar, braziliani u pa duke dalur nga gjykata së bashku me avokaten e tij Ines Guardiola.

Por, si ia doli Alves që ta gjejë këtë shumë të majme të parash për t’u liruar nga burgu?

Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë, është futbollisti holandez Memphis Depay ai i cili dyshohet se e ka paguar këtë shumë të parave për lirimin e Alves.

Këtë lajm e bëri të ditur një gazetar nga Katari, duke thënë se është Depay ai i cili e ka paguar shumën prej 1 milion eurosh dhe jo dikush tjetër.

Alves dhe Depay kanë një shoqëri të mirë mes vete e cila fillet i pati kur dyshja luanin së bashku për Barcelonën në 2022.

Related Articles