Ky është mësimdhënësi nga Vushtrria që u arrestua pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 8-të

Ky është mësimdhënësi nga Vushtrria që u arrestua pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 8-të

Është raportuar sot në media për një rast të ngacmimit seksual në një shkollë fillore në komunën e Vushtrrisë, për çka përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës një mësimdhënës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mësimdhënësi që u arrestua nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj nxënës së tij është Fitim Beqiri, 35-vjeçar.

Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit Beqiriti është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Kujtojmë se rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles