Ky është mësimdhënësi që u kap duke e puthur nxënësen e klasës së shtatë në Deçan

Ky është mësimdhënësi që u kap duke e puthur nxënësen e klasës së shtatë në Deçan

Nuk janë të rralla rastet kur nxënëset kosovare ngacmohen e sulmohen seksualisht nga mësimdhënësit e tyre.

E një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Deçanit, ku një mësues i shkollës “Lidhja e Prizrenit” është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mësimdhënësi është Valentin Selmanaj

Ai është incizuar duke e puthur nxënësen në buzë, derisa pretendohet se ky veprim është kryer me forcë.

Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekusestrimin e telefonit të të pandehurit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles