Janë publikuar pamjet e momentit kur serbët e dhunshëm në veri të vendit kanë sulmuar veturën e Policisë së Kosovës.
Në pamjet e publikuar shihet momenti kur vetura e Policisë së Kosovës sulmohet nga ana e disa protestuesve të cilët gjuajnë shkelma mbi veturën e Policisë së Kosovës.
Thekosjmë se sot gjatë ditës Policia e Kosovës përmes një aksioni ka arritur që të arrestojë Milun Milenkoviqin – Lunen.
I njëjti, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti është pjesë kryesore e “Mbrojtjes Civile” organizatës kriminale në veri.
I njëjti është kik – bokser nga Mitrovica e Veriut.